Drequn: Nuk pranojmë Asociacion pa pushtete ekzekutive, 17 modelet e BE'së janë rrugëdalje për Kurtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Drequn: Nuk pranojmë Asociacion pa pushtete ekzekutive, 17 modelet e BE’së janë rrugëdalje për Kurtin

    Insajderi
    09 March 2023 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hapat e ardhshëm në lidhje me Plan-Propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të varen nga themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe atë me pushtete ekzekutive, tha Kryetari i të ashtuquajturit Komisioni Parlamentar për Kosovën, Millovan Drequn, shkruan Insajderi.

    Ky Asociacion, sipas Drequn, duhet të ketë pushtete ekzekutive, duke e vënë atë në kontrast me 17 modelet evropiane të Asociacionit të cilat po përfliten, dhe të cilat ai i vlerëson si “rrugëdalje për Kurtin” dhe që synojnë “ta zbusin Marrëveshjen e Brukselit”.

    Duke folur për vizitat e Përfaqësuesit Special të BE’së, Miroslav Lajçak, zyrtari serb e sheh atë në funksion të harmonizimit të qëndrimeve rreth propozimit të BE’së, veçanërisht ato për Asociacionin.

    “Perëndimi nuk është shumë i vendosur të dënojë politikisht Kurtin, por po sheh t’ia gjejë një rrugë dalëse. Kjo rrugëdalje sheh në propozim 17 modele në BE që mund të shërbejnë si shembull”.

    “Ata duan ta plogështojnë Marrëveshjen e Brukselit, që janë pushtetet ekzekutive. Kjo do ta bënte Kurtin ta pranojë pikën për vetëqeverisje të serbëve në Kosovë. Kjo nuk është për ne e pranueshme. Asociacioni duhet të ketë pushtete ekzekutive”, ka thënë Millovan Drequn në Tv Pink, përcjell Insajderi.

    Mes tjerash, ai supozoi se komuniteti ndërkombëtar “mund ta shtypë” Albin Kurtin, duke e marrë si shembull Riçard Grenellin./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark