
“Asociacionit nuk po mundohemi me iu shmang”, tha i dyti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.
“E para gjë është garancia e BE’së që Asociacionu nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, e dyta Kosova i tregon se çfarë komptenca jo-ekzekutive do të ketë Asociacioni, dhe e treta garancioni i ShBA’së dhe BE’së që ky Asociacion nuk do të jetë kurrfarë mekanizmi që shkon përtej asaj që lejon Kushtetuta e Kosovës”.
Ishin këto “tri gjëra” që Konjufca tha se duhet t’i dimë, duke folur në një intervistës për ATV, shkruan Insajderi.
“Nëse pala kundërshtare është duke menduar që për të pranuar atë Kosova do ta ndërrojë Kushtetutën, Kosova ka me dhanë kompetenca ekzekutive, se e paska obligim të një marrëveshje të mëhershme – këtë harrone”, u shpreh Konjufca.
Kështu paraqitemi më 18 mars në mars në Ohër, siguroi ai.
Se çka ndalohet “rreptësisht”, Konjufca tha se ky Asociacion nuk do të jetë bartës i tretë i pushtetit lokal “midis komunave dhe qeverisë”, shkruan Insajderi.
E një Asociaiconi i këtillë, Konjufca tha se “nuk i bën dëm kurrgjë Kosovës”.
Ky është “premtimi abstrakt”, tha Glauk Konjufca, përmes të cilit Kosova synon të merr njohen “de facto” nga Serbia, ndonëse nuk beson fare se Serbia do ta nënshkruaj atë më 18 mars.
“Në Ohër shkojmë me pozicionin tonë që marrëveshja është e konstruktuar kështu: ndodh njohja “de facto” dhe mëpastaj Kosova ia gjen modusin Asociacionit. Nëse nisemi prej të kundërtës, Kosova pëson edhe dëmtohet, dhe është gabim m’u pozicioniu ashtu. Është shumë e thjeshtë”, tha ai./Insajderi/