Cilat janë garancitë e ShBA’së dhe BE’së për Asociacionin, Konjufca shpjegon disa prej tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Cilat janë garancitë e ShBA’së dhe BE’së për Asociacionin, Konjufca shpjegon disa prej tyre

    Insajderi
    09 March 2023 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në lidhje me takimin në Ohër më 18 mars ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tregoi se cilat janë garancionet e ShBA’së dhe BE’së në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Insajderi.

    “E para edhe ju vetë si Bashkim Evropian na keni dhënë garancinë që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. E dyta ne ju tregojmë se cilat janë kompetencat Jo-Ekzekutive. E treta, ne kemi marrë garancion prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe prej BE’së që ky Asociacion nuk do të jetë kurrfarë mekanizmi që shkon përtej asaj që e lejon Kushtetuta”, tha Glauk Konjufca në një intervistë për ATV, raporton Insajderi.

    Ky Asociacioani i ka gjashtë principet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, letrën e Frederica Mogherinit [dërguar ish-kryeministrit Isa Mustafa], dhe garancitë e ShBA’së që Asociacioni do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, tregoi Konjufca.

    “Asociacioni i ka dy dimensione. I pari i marrëveshjes 2013, i dyti me i dhanë përmbajtjen e atij skeleti. Krejt këto që janë pas 2013’ës i ka hedh poshtë Gjykata Kushtetuese dhe ka treguar që në Kosovë nuk mund të krijohet një entitet një etnik, së paku që është bartës i pushtetit publik, dhe së treti që funksionon si një nivel i tretë i pushtetit publik, mes komunës dhe qeverisë. Këto 3 principe duhet t’ia shpjegojmë bashkësisë ndërkombëtare, që këtë që po e kërkon Serbia është e pamundshme”, përcjell Insjaderi.

    Koordinatat i kemi të njëjta pak a shumë [me ShBA-në], tha ai, dhe shtoi se i besojnë ShBA-së dhe se u mjaftojnë garancitë e ShBA’së./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark