Insajderi
Insajderi

Shpërthejnë të qeshurat në Kuvend, Konjufca-Vitisë: Pse s’po e kryen doktorraturën si Bekimi?

Insajderi
09 March 2023 - 12:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shpërthejnë të qeshurat në Kuvend, Konjufca-Vitisë: Pse s’po e kryen doktorraturën si Bekimi?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shkaktuar të qeshura edhe në seancën e sotme, pas një pyetje që i bëri Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë,.

Ishte deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ai e cili i tha Ministrit që s’ka qenë në gjendje qe 18 vite ta përfundojë specializimin.

‘I nderuar doktor i përgjithshëm, kandidat për specializim qe 18 vite, kërkova një përgjigje. Çka me thanë z.Vitia qe 18 vjet një specializim s’ke qenë në gjendje me kry. Uroj të punosh në sektorin privat më shumë…”, tha Haxhiu.

Pas kësaj ndërhyri Konjufca, i cili duke qeshur e pyeti Vitinë se pse s’po e përfundon doktorraturën si deputeti Haxhiu, deklaratë pas së cilës shpërthyen të qeshurat.

“Ministër, pse s’po e kryen doktorraturën si Bekimi ti? “, tha Konjufca.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark