Vuçiq s’i ndahet Rusisë, pavarësisht përpjekjeve të ShBA’së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vuçiq s’i ndahet Rusisë, pavarësisht përpjekjeve të ShBA’së

    Insajderi
    09 March 2023 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë përpjekjet më kolosale ndonjëherë për ta shkëputur Serbinë nga Federata Ruse e drejt krahëve të Perëndimit, mirëpo Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka ndërmjet të heq dorë nga konsultimet konstante me ambasadorin rus, Aleksandar Botsan Harçenko, shkruan Insajderi.

    Në një postim në rrjetin e tij në Instagram, Vuçiq njoftoi se me ambasdorin rus Harçenko, patën bsedime rreth “situatës në Kosovë” dhe se Serbia do të vazhdojë në marrëdhëniet e saj me Rusinë.

    “Veçanërisht e informova Shkëlqesin e Tij rreth situatës në Kosovë dhe qëndrimet e Serbisë. Serbia do të vazhdojë të mirëmbajë marrëdhënie korrewkte me Federatën Ruse”, shkroi Aleksandar Vuçiq.

    Kujtojmë se kohëve të fundit, ambasadori rus ka rritur paraqitjet e tij nëpër media serbe ku vazhdimisht ka inkurajuar Serbinë të mos e pranojë plan-propozimin e BE’së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Harçenko në një numër paraqitjesh këtë propozim të BE’së e ka quajtur “njohje të Kosovës” të cilin Serbia nuk duhet ta pranojë./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark