Xhaçka përshëndet vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhaçka përshëndet vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

    Insajderi
    09 March 2023 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka mirëpritur vendimin e Ministrave të Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka ka deklaruar se shpreson që vonesa e gjatë dhe e pajustifikuar të shpërblehet.

    “Mirëpresim vendimin e Këshillit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE që i hap rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën. Le të shpresojmë që pas një vonese kaq të gjatë dhe të pajustifikuar procesi të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen”, shkroi Xhaçka në Twitter.

    Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark