“Shumica e emigrantëve në Gjermani janë nga Shqipëria”- rritet fluksi i refugjatëve në Gjermani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    “Shumica e emigrantëve në Gjermani janë nga Shqipëria”- rritet fluksi i refugjatëve në Gjermani

    Insajderi
    10 March 2023 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Oficerja e shtypit në qytetin perëndimor gjerman, Koln, Katja Reuter ka deklaruar se Gjermani që nga përfundimi i luftërave në ish-Jugosllavi, sivjet është përballur me fluks të madh të emigrantëve nga vendet e Ballkanit Perendimor.

    “Rreth 40 % e refugjatëve vijnë nga Ukraina dhe kombësitë e tjera janë mbi 60 %. Shumica e tyre vijnë nga Shqipëria. Tani, qyteti ka arritur kapacitetin e tij zyrtar se sa refugjatë mund të pranojë, duke pasur një normë pritjeje të tepërt prej 107.23 %”, ka deklaruar Reuen.

    Sipas, Agjencisë së Kufirit të Jashtëm të Bllokut, rruga e Ballkanit Perëndimor, në vitin 2022 ka qenë vendkalimi më i shpesh i emigrantëve për në vendet e BE-së.

    Frontex ka regjistruar 145,600 kalime të paligjshme përmes Ballkanit Perëndimor, një rritje prej 136% nga viti i kaluar dhe numri më i lartë i vërejtur që nga viti 2015.

    Kjo rrugë është përdorur nga një sërë kombësish me shtetas nga Siria, Afganistani dhe Turqia që përbënin numrin më të madh të zbulimeve.

     Tani, BE-ja ka vendosur të rrisë praninë e saj në kufijtë e Ballkanit Perëndimor me Frontex për të vendosur së shpejti staf atje, që do të jetë hera e parë që agjencia do të ketë punonjës që monitorojnë kufijtë jashtë BE-së për të frenuar emigrimin e paligjshëm./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark