Ja si ndodhi aksidenti tragjik në mbikalimin e Saukut (VIDEO) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Ja si ndodhi aksidenti tragjik në mbikalimin e Saukut (VIDEO)

    Insajderi
    10 March 2023 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kjo është skema 3D që tregon se si ndodhi aksidenti tragjik në Tiranë.

    Eksperti Dr. Ing. Alfred Hasanaj ka bërë përpunimin grafik të gjithë ngjarjes duke treguar se si ‘Audi’ që ishte me shpejtësi skëterrë ka thyer barrierat dhe ka dalë nga mbikalimi i TEG-ut dhje ka përfunduar në autostradë.

    Aksigjenti tragjik në mbikalimin e Saukut u mori jetën tre të rinjve, ku në timon ishte 20-vjeçari Klevis Ruçaj bashkë me dy vajzat pasagjere, Sikela Përroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe.

    Mjet “Audi” ra mbrëmjen e djeshme nga mbikalimi i Saukut mbi kofanon e një tjetër makine, ku si pasojë u plagosen 3 persona të tjerë.

    “Audi” po vinte nga Farka dhe për shkak të shpejtësisë së lartë theu barrierat e mbikalimit të Saukut e ra mbi mjetin “Honda”.

    Në pamjet e kamerave të sigurisë, duket qartë që mjeti që drejtohej nga i riu ishte me një shpejtësi marramendëse, dhe për pak një tjetër automjet ka mundur t’i shmangej përplasjes para se “Audi” të fluturonte nga mbikalimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark