40-vjeçarja bie nga kati i tretë, po pastronte dritaret - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    40-vjeçarja bie nga kati i tretë, po pastronte dritaret

    Insajderi
    11 March 2023 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 40-vjeçare nga Tirana ka rënë nga kati i tretë i banesës. Policia thotë se ajo ka rënë nga lartësia gjatë kohës po pastronte grilat e dritareve. Menjëherë ajo u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

    Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Njoftimi i Policisë:

    Më datë 11.03.2023, rreth orës 09.20, në rrugën “Naci Nuci”, duke pastruar grilat e dritareve, aksidentalisht dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, shtetasja A. P., 40 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark