Ahmeti tregon për takimin me Gjingjiqin më 2002, dyshon se Kurti e përkujtoi si strategji - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti tregon për takimin me Gjingjiqin më 2002, dyshon se Kurti e përkujtoi si strategji

    Insajderi
    13 March 2023 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas madhërimit që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, për demokrat e liberal të madha, në debatin që u zgjua rreth kësaj është përfshirë edhe ish-Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

    Ahmeti tregoi në një shkrim se e kishte takuar Gjingjiqin në vitin 2002 si student në Harvard, ku ftesën e kishte marrë nga Vuk jeremiq (qëllimshëm) si student nga Serbia.

    “Në ligjeratë ishin rreth 200 persona.  Kishin ardhur shqiptarë nga Kosova nga Bostoni e rrethina. Gjingjiq mbajti një ligjeratë ashtu sic pritej, Serbia ishte në reformë e sipër duke bërë shkëputje nga e kaluara e afërt me luftëra”. 

    “Shqiptarët të emocionuar e me trauma të tmerrshme nga lufta u munduan që përmes pyetjeve, audiencës nga ShBA ti tregonin për krimet e Serbisë. Megjithatë, politikani i shkathët përgjigjej ashtu sic e kërkonte audienca – me qetësi, me shmangie dhe me keqardhje për të kaluaren. Atë natë e fitoi atë audiencë, pa marr parasysh se çka mendonim ne”.

    Ahmeti më tej tregon se “Pas ligjerates u njoftova me të, shkëmbyem pak fjalë.  Më tha edhe mua se po mundohej të gjente ura bashkëpunimi, disi të tregonte se Sërbia po ndryshon. Ishte kohë e shkurtë ta pyesja për këtë ndryshim”.

    “Se a ishte Gjingjiq i aftë, pa dyshim se po.  A ishte i mirë për Serbine – definitivisht.  A ishte i mirë për Kosovën – ndoshta më i mirë se këta tjerët, që nuk do të thotë shumë. Se si do të reagonte ndaj shpalljes së pavarësisë dhe marrëdhënieve me Kosovën – këtë mund të spekulojmë edhe pse spekulimi im do ishte se do të ishte reagim i njejtë.  Por edhe ka spekulime se u vra pikërisht për shkak të paper-ave që shpërndante për Kosovën”.

    “A duhet të përkujtohet në Kosovë? Ndoshta nga ne që nuk kemi pozita, e nga kryeministri vetëm në një kontekst të caktuar të figurave shpresëdhënëse ballkanike që si regjion i kemi pas të mungesë”.

    “Në qoftë se po e bën si strategji për tu paraqitur mirë para sërbëve e ndërkombëtarëve, mendoj se çdo strategji ka kufi, dhe nuk do dallonte shumë nga ballkanasit e tjerë që përdorin njerëz që nuk janë më për përfitime politike”.

    “Për fund, unë përnime mendoj që vrasja e tij ka qenë humbje për Ballkanin sepse dua ta imagjinoj një Serbi ndryshe.  Ndoshta do e pranonte pavarësinë ndoshta do te bëhej komshi i mirë. Për atë mund të spekulojmë, për Tadiqat e radikalët tashmë e dijmë”./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark