Gjakovë - Arrestohet 73 vjeçari, kultivonte bimë të hashashit e kanabisit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Gjakovë – Arrestohet 73 vjeçari, kultivonte bimë të hashashit e kanabisit

    Insajderi
    13 March 2023 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një 73 vjeçar nga Gjakova i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata për veprën penale kultivimi i bimës së hashishit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit.

    “Stacioni Policor në Gjakovë, pas mbledhjes së informatave përmes rrugëve operative dhe hetimore lidhur me vendndodhjen e personit K. M., i lindur në vitin 1950, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me Urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata për veprën penale kultivimi i bimës së hashishit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit, sot me datën 13.03.2023 është arritur të bëhet arrestimi i tij”, njofton Policia e Kosovës.

    Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit prej një 1 vit e gjashtë muaj​ në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark