Tragjike: Ky është 22-vjeçari që u gjet i vdekur në shtëpinë e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tragjike: Ky është 22-vjeçari që u gjet i vdekur në shtëpinë e tij

    Insajderi
    13 March 2023 - 23:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Gjilan. Një djalë i moshës 22 vjeçare ka vdekur në shtëpinë e tij.

    Insajderi merr vesh se viktima është Valmir Hasani nga Gjilani.

    Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    Rreth orës 17:15 nga ekipi emergjent mjekësorë ka pranuar informatë se në rrugën ,,Esat Berisha’’ në Gjilan në një shtëpi nga mjeku kujdestarë është konstatuar se personi i moshës 21 vjeçar (mashkull kosovar shqiptar) është pa shenja jete”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

    Ndërsa, mediat lokale kanë publikuar edhe fotografi të të ndjerit dukë njoftuar se varrimi do të bëhet nesër.

    Sipas familjarëve, i riu ka pësuar atak kardiak (infarkt). Por, kjo nuk është konfirmuar ende.

    “Varrimi i të ndjerit bëhet nesër e martë, me 14.03.2023, në orën 16:00”, thuhet në njoftim.

    /Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark