Përmbytje në Turqi, 10 persona humbin jetën në zonat e goditura nga tërmeti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Përmbytje në Turqi, 10 persona humbin jetën në zonat e goditura nga tërmeti

    Insajderi
    15 March 2023 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk kanë humb problemet në Turqi, ku pas tërmetit që i mori jetën mijëra njerëzve, reshje të dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në shumë zona.

    Sipas raportimeve të mediave turke, të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën, mes tyre një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.

    Zonat që morën goditjen më të madhe ishin Sanliurfa, ku humbën jetën katër persona dhe Antijaman, ku një person humbi jetën.

    VIDEO

    Në videot e publikuara vërehet se ujërat e vrullshëm kanë tërhequr makina dhe objekte të tjera pas tyre, ndërsa qytetarët bien në ujëra për të shpëtuar nënat dhe fëmijët.

    Meteorologët paralajmërojnë, se dita e sotme me gjasë do të jetë edhe më e rëndë për nga intensiteti i reshjeve të dendura, që pritet të vazhdojnë deri në orët e vona të natës.

    Recep Tayyip Erdogan shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e njerëzve në zonat e goditura nga tërmeti gjatë fjalimit të tij në një mbledhje të grupit parlamentar të partisë së tij, duke theksuar se ministrat e qeverisë dhe ekipet e shpëtimit ndodhen në zonë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark