ShBA fut në listë të zezë tre persona nga Ballkani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ShBA fut në listë të zezë tre persona nga Ballkani

    Insajderi
    15 March 2023 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Financave dhe Thesarit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka futur sot në listën e zezë disa qytetarë të Bosnjë-Hercegovinës, në mesin e tyre edhe bosin e drogës Edin Gaçanin dhe ish-drejtorin e Inteligjencës, Osman Mehmedagiç.

    Përveç Gaçanin, në listën e zezë të ShBA-ve përfunduan edhe Osman Mehmedagiç dhe Dragan Stankoviç.

    Gaçanin është përshkruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një tregtar i njohur i narkotikëve në Ballkan, i cili kontribuoi në shpërndarjen e lëndëve të paligjshme narkotike në mbarë botën.

    Osman Mehmedaçiq është ish-drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Mehmedagiq është sanksionuar nën dyshimet se ka bashkëpunuar me grupe kriminale për të pasuruar veten dhe partinë e tij politike në Bosnjë.

    “Edin Gaçanin është një nga shpërndarësit më të mëdhenj të drogës në botë. Ai është me origjinë nga Sarajeva, Gaçanin është lider i kartelit Tito dhe Dino, i cili përfshin anëtarë të familjes dhe miqve të tij nga Bosnja dhe Hercegovina”, thuhet në komunikatën e Thesarit të ShBA-ve.

    Ndërkaq, i sanksionuari tjetër, Dragan Stankoviq, është një funksionar serb në Bosnjë dhe Hercegovinë.

    Ai është ish-drejtor i Administratës së Republikës Srpska për Çështje Gjeodezike dhe Pronësore.

    Stankoviq është sanksionuar me arsyetimin se është përgjegjës ose bashkëpunëtor dhe se është përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në moszbatimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

    Sanksionet e sotme kundër Gaçanin janë të koordinuara ngushtë me Administratën Amerikane për Zbatimin e Drogës, Agjencinë e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit (Europol) dhe qeveritë e Holandës, Francës dhe Belgjikës. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark