Policia dhe qytetarët e nxjerrin një person që kishte mbetur nën traktor pasi ishte vetaksidentuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia dhe qytetarët e nxjerrin një person që kishte mbetur nën traktor pasi ishte vetaksidentuar

    Insajderi
    15 March 2023 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Bellobërdë të Leposaviqit ka ndodhur një vetaksident. Atje një person ishte rrokullisur me traktorin e tij duke mbetur nën traktor dhe jeta e tij ishte e rrezikuar.

    Menjëherë zyrtarët policorë kanë intervenuar dhe me ndihmën e disa qytetarëve e kanë nxjerr viktimën nën traktor.

    Njoftimi i plotë:

    Me datën 14.03.2023, rreth orës 18:20, një njësi policore derisa ishte në patrullim në fshatin Bellobërdë komuna e Leposaviqit, kanë hasur në një vet-aksident, ku një qytetar ishte rrokullisur me traktorin e tij duke mbetur nën traktor dhe jeta e tij ishte seriozisht e rrezikuar.

    Zyrtarët policorë menjëherë kanë intervenuar dhe me ndihmën e disa qytetarëve kanë arritur që ta largojnë traktorin dhe ta nxjerrin personin që kishte pësuar aksident.

    Personi ka marrë tretman mjekësor dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes të shtuar, veçanërisht në këto kushte atmosferike.


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    12 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark