
Akademiku serb Dushan Koveçeviq ka shpërthyer në vlerësime ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke dhënë cilësime ekstreme si “Bin Laden”, siç e citoi rrjeti ballkanik i lajmeve “N1”, përcjell Insajderi.
“Sa për Albin Kurtit, një kukull e pafshehur e forcave civile dhe ushtarake të Perëndimit, ai fizikisht më kujton Mistër Binin, por kjo s’duhet t’ju mashtrojë, sepse në shpirt ai është një Bin, por Bin Laden”, ka thënë Kovaqeviq.
Kryeminitsrin e Kosovës akademiku serb vazhdoi ta quajë “fanatik të rrezikshëm” dhe shtoi se “është e vështirë të bisedosh seriozisht me fanatikë”.
“Druaj se, mbase edhe jam çmendur, por Kurti nuk do të qetësohet deri sa të ekzistojë qoftë edhe një mace serbe në Kosovë”, shtoi ai./Insajderi/