
Të akuzuarit për rastin “Brezovcia” kanë dal para gjykatës në Pejë. Seanca gjyqësore ka filluar rreth orës 13:00.
Në këtë seancë është paraqitur ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq i njohur si Braca i cili dyshohet se ka përfituar mbi 1 milion euro dhe dhurata si vetura dhe vila për lëshimin e lejeve të ndërtimin në Brezovicë.
Mbi 1 milion euro ryshfet, vetura e vila dhuratë- Këto janë dyshimet që rendojnë mbi bosin e dikurshëm të Brezovicës
Në dhjetor të vitit të kaluar ishte zhvilluar një operacion në 12 lokacione, ku rezultoi me 10 persona të arrestuar, 8 prej të cilëve janë nga komuna e Ferizajt dhe dy nga ajo e Prishtinës, shkruan Insajderi.
Në mesin e tyre ishte ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq i njohur si Braca.
Nikoliq, dyshohet që ka përfituar mbi 1 milion euro dhe dhurata si vetura dhe vila për lëshimin e lejeve të ndërtimin në Brezovicë.
“Dyshimet konsistojnë në vlera që kalojnë vlerat milionëshe. Ish-Kryetari i Komunës së Shtërpcës dyshohet se ka marrë mbi 1 milionë euro, disa villa që janë përfituar si dhurata, vetura që janë dhënë si dhurata për lëshimin e lejeve”, kanë thënë Policia.