“Çmendet” gruaja në Tiranë, hedh nga kati i 6 i ndërtesës qenin e saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Çmendet” gruaja në Tiranë, hedh nga kati i 6 i ndërtesës qenin e saj

    Insajderi
    17 March 2023 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhunimi i kafshëve dhe keqtrajtimi i tyre vijojnë të jenë problematika tepër shqetësuese në vendin tonë.

    Mbrëmjen e sotme një grua në Tiranë raportohet të ketë hedhur qenin e saj nga kati i gjashtë i pallatit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Freskut pranë Teleferikut.

    Fqinjët e saj të tmerruar kanë dokumentuar ngjarjen e rëndë dhe kërkojnë reagimin e Policisë së Shtetit sa më parë të jetë e mundur. Sipas tyre fatmirësisht qeni është gjallë por ka dëmtime të shumta në trup.

    Shpresojmë që Policia e Shtetit të reagojë sa më parë dhe të marrë masa ndaj qytetarëve të tillë që keqtrajtojnë dhe dhunojnë kafshët e tyre shtëpiake dhe jo vetëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark