Këshilli i Sigurisë Kombëtare të ShBA-së reagon për marrëveshjen në Ohër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Këshilli i Sigurisë Kombëtare të ShBA-së reagon për marrëveshjen në Ohër

    Insajderi
    19 March 2023 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marrëveshjen e mirëpresim, palët të fillojnë zbatimin e detyrimeve sa më parë të jetë e mundur, ka thënë Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Adrienne Watson, shkruan Insajderi.

    Përmes një cicërime në Twitter, Watson përgëzoi palët për pajtimin e djeshëm rreth Aneksit të Zbatimit të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    “Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë zëdhënësja. /Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark