Vuçiq: Kam dhimbje në dorën e djathtë, nuk mund të nënshkruaj marrëveshje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Kam dhimbje në dorën e djathtë, nuk mund të nënshkruaj marrëveshje

    Insajderi
    19 March 2023 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë në formë shakaje se ka dhimbje në dorën e djathtë, andaj nuk mund të nënshkruaj, pasi u pyet sot nëse do ta nënshkruaj marrëveshjen e arritur dje në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

    Vuçiqi tha se kjo dhimbje do vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme, duke lënë të nënkuptohet se ai nuk do të nënshkruajë marrëveshje normalizimi me Kosovën, gjatë mandatit të tij si president.

    “Kam dhimbje të padurueshme në dorën e djathtë, vetëm me të mund të nënshkruajë dhe kjo dhimbje do të vazhdojë edhe katër vjetët e ardhshme”, ka thënë Vuçiqi para mediave në Serbi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark