×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Katër organizata studentore mbështesin marshin për drejtësi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë

    Insajderi
    19 March 2023 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër organizata studentore të Universitetit të Prishtinës (UP), do të mbështesin marshin “Liria ka emër”, pak kohë para se të nis procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Marshi do të zhvillohet të dielën e 2 prillit duke nisur nga ora 14:00.

    Unioni Demokratik Studentor, Unioni i Studentëve Proeuropian, Opinioni i Pavarur Studentor dhe Paqja Studentore janë organizatat që po mbështesin këtë marsh.

    “Si brez i ri i Kosovës, jemi rritur me rrëfimet e prindërve tanë për vuajtjet e sakrificat si çmimi më i shtrenjtë për çlirimin e vendit. Jemi rritur me rrëfimet e familjeve të dëshmorëve, martirëve, të zhdukurve e të dhunuarve të luftës. Jemi edukuar që ta nderojmë e mos ta harrojmë kurrë sakrificën madhore të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ta nderojmë kontributin e atyre që si studentë filluan organizimin për çlirimin e vendit”, thuhet në njoftimin e këtyre organizatave studentore.

    “Prandaj ne studentët kundërshtojmë përpjekjet për të ndryshuar historinë e luftës çlirimtare. Në emër të Organizatave Studentore Unioni Demokratik Studentor, Unioni i Studentëve Proeuropian, Opinioni i Pavarur Studentor dhe Paqja Studentore, me 2 prill ftojmë të gjithë studentët që bashkarisht të marshojmë për drejtësi e mbështetje të luftës së pastër të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj. Në ora 14:00 nisemi nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojmë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”, përfundon njoftimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark