Gjendet i vdekur një burrë 77-vjeçar në një motel në Prizren, policia nis hetimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjendet i vdekur një burrë 77-vjeçar në një motel në Prizren, policia nis hetimet

    Insajderi
    19 March 2023 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mashkull i moshës 77 vjeçare është gjendur pa shenja jete në një motel në Prizren.
    Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 12:00.

    Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Bytyqi ka deklaruar se në bazë të ekzaminimeve, viktima nuk pati shenja dhune në trupin e tij.

    “Pak para orës 12 është raportuar për një person pa shenja jete nga punëtorët e një moteli villa në Prizren. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është bërë ekzaminimi, ku me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Viktima është një 77 vjeçar. Në bazë të ekzaminimeve nuk ka shenja dhune në trupin e tij”, tha Bytyqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    12 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark