Deputeti Gashi merr pjesë në takimin e Komiteti për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti Gashi merr pjesë në takimin e Komiteti për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

    Insajderi
    20 March 2023 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Arben Gashi, po merr pjesë në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci, i cili po mbahet në Paris të Francës.

    Z. Gashi do të marrë pjesë edhe në takimin e nën-komitetit për Demokraci, i cili do të mbahet po të njëjtën ditë.

    Në këtë takim pritët të trajtohen shumë tema, si: “Roli i Këshillit të Evropës në parandalimin e vuajtjeve njerëzore si pasojë e konflikteve të armatosura”; “Pasojat politike të agresionit Federatës Ruse mbi Ukrainë”, “Samiti i Reikjavikut i Këshillit të Evropës: të bashkuar rreth vlerave përballë sfidave të jashtëzakonshme”; “Mbështetja e perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor”, si dhe shumë tema të tjera.

    Në temën “Perspektiva Evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor”, fillimisht do të flasë raportuesi paraprak, deputet i delegacionit të Greqisë në këtë organizatë, z. George Papanderou.

    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, në sesionin e pjesës së Tetorit 2022, ka nxjerrë një rezolutë përmes së cilës i jep mbështetje të madhe perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, respektivisht mbështet këto vende në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Takimet e radhës së këtij komiteti do të mbahen në kuadër të pjesës së sesionit të prillit./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark