×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ju ngelin shenja nga çorapet në këmbë? Çfarë tregon kjo për shëndetin tuaj

    Insajderi
    21 March 2023 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qarkullimi i dobët i gjakut është një problem shëndetësor mjaft i zakonshëm që shumë njerëz e injorojnë, por nuk duhet të jetë kështu, pasi mbart rreziqe për atak në zemër dhe goditje në tru. Përveç kësaj, mund të jetë një simptomë e disa sëmundjeve të ndryshme.

    Duhet të monitoroni trupin tuaj në mënyrë që të dini nëse qarkullimi i dobët tashmë ka filluar t’ju shkaktojë probleme më të mëdha. Nëse shenjat e çorapeve apo këpucëve janë të dukshme në lëkurë, mund të jetë një shenjë e pamjaftueshmërisë së hershme venoze, dmth dobësimit të rrjedhjes së gjakut.

    Një tjetër shenjë e qarkullimit të dobët venoz mund të jetë një ngjyrë blu e errët në këmbë. Përveç kësaj, ka shenja të shumta që tregojnë qarkullim të dobët, si dhe probleme specifike që shkaktojnë vetë qarkullimin e dobët. Ftohtësia dhe mpirja, si dhe lëkura e zbehtë, janë shenja të qarkullimit të dobët.

    Ky problem më së shpeshti trajtohet me terapi të përshkruar nga vetë mjeku. Për arsye të ndryshme, qarkullimi i dobët mund të shkaktojë dhimbje në muskuj. Rekomandohet patjetër që të vizitoni një mjek nëse ndjeni këtë gjendje specifike, e cila zakonisht zhduket sa herë që shtriheni ose ngrini pak këmbën.

    Problemet e këtij lloji (ftohtësia, zbehja) shfaqen më shpesh në këmbë sesa në duar, sepse duart janë më afër zemrës. Ftohja e gishtave mund të ndodhë për shkak të zhvillimit të sindromës Rayne, e cila shpesh shoqërohet me kushte autoimune si lupusi ose artriti reumatoid.

    Ekspertët këshillojnë ekzaminimin e gjendjeve autoimune dhe një vizitë te një reumatolog. /abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    30 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark