Vuçiq lë të kuptohet se "disa" prej pesëshesh së BE-së mund të lëvizin në drejtim të njohjes së Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vuçiq lë të kuptohet se “disa” prej pesëshesh së BE-së mund të lëvizin në drejtim të njohjes së Kosovës

    Insajderi
    26 March 2023 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marrëveshja Bazë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo e cila gëzon mbështetjen e njëzet e shtatë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ka ngjallur pyetje në skenën vendore serbe se a mund të ketë lëkundje të qëndrimeve të pesë shteve mosnjohëse ndaj Kosovës brenda unionit, përkatësisht Spanjës, Greqisë, Rumanisë, Qipros dhe Sllovakisë, shkruan Insajderi.

    Pyetur rreth kësaj Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “disa prej këtyre pesë vende kurrë s’kanë qenë larg së njohuri pavarësinë e Kosovës”, por se “kështu kanë qenë për një kohë të gjatë”. Por, një gjë e tillë, tha ai, “nuk është e shkruar askund” teksa akuzoi opozitarët serbë rreth si kësaj si “një nga gënjeshtratr e shumta”.

    Kujtojmë se çështja e pesë vendeve mosnjohëse kaherë ka qenë e ndërthurrur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ku disa nga këto vende e kanë pezulluar vendimin deri në arritjen e një marrëveshje ndërmjet Kosovë-Serbi.

    Kohëve të fundit Greqia ka shpeshtuar vizitat në Prishtinë për çka edhe është interpretuar si njohja më e afërme potenciale ndaj shtetit të Kosovës, ndërsa më kategorikët vazhdojnë të jenë Spanja dhe Qiproja./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark