Arifi godet Kurtin dhe Kamberin: Kemi një doraputhës të Vuçiqit në parlamentin serb - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arifi godet Kurtin dhe Kamberin: Kemi një doraputhës të Vuçiqit në parlamentin serb

    Insajderi
    26 March 2023 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë sot se në Parlamentin e Serbisë nuk ka deputetë shqiptarë në këtë vit. Ai ka kritikuar fort Shaip Kamberin, të cilin e ka quajtur “një të deleguar dhe një doraputhës të Vuçiqit”.

    Ai tutje ka thënë se me përkrahjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti janë përça listat për të shkuar Kamberi si deputet.

    Kreu i Luginës së Preshevës ka kërkuar të bëhet diçka në lidhje me këtë situatë dhe ka kujtuar se shqiptarët nuk kanë deputet këtë vit.

    “Kanë ndodhur që nëpërmjet medijimit tendencioz të VV-së dhe Albinit nuk kemi mundur në vitin 2022 me kirju listën e përbashkët të njëjtë ashtu sikur që e kemi pas në 2020. Ka dhënë ndihmë përkrahje Shqip Kamberit se e ka mik dhe shok për me mund me ra në situatë që me u përça listat gjë e cila ka ndodhë dhe pastaj gjë e cila ka rezultuar edhe më keq sepse u dasht mu aktivizu Vuçiqi dhe Gjykatat Serbe për me mund pas 5 herë prishje të një vendvotimi me dërguar si deputet në Serbi, Shaip Kamberin. Shqiptarët nuk kemi deputet këtë vit, ne kemi një të deleguar dhe një doraputhës të Vuçiqit në Parlamentin e Serbisë i cili është shqipfolës”, ka thënë Arifi përmes një video.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark