Flasin familjarët e rojes së vrarë: Ecte disa kilometra në këmbë për të shkuar në punë... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Flasin familjarët e rojes së vrarë: Ecte disa kilometra në këmbë për të shkuar në punë…

    Insajderi
    27 March 2023 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familjarët e Pal Kolës, 60-vjeçari që humbi jetën pasi mori një plumb gjatë të shtënave ndaj televizionit Top Channel kanë rrëfyer se viktima kishte 6 muaj që punonte si roje sigurie pranë Top Medias.

    Ata kanë treguar se ai ecte disa kilometra në këmbë për të shkuar në punë. Pal Kola jetonte në zonën e Sharrës, nga ku përditë nisej me këmbë drejt Kasharit, ku ndodhet edhe godina e Top Channel.

    “Ecte disa kilometra në këmbë për të shkuar në punë. Kishte 6 muaj që punonte”-kanë thënë ata jashtë kamerave.

    Ata kanë treguar se Pal Kola ishte babai i 3 fëmijëve, 2 vajza dhe 1 djalë. Djali punonte në Itali. Në zonë viktima njihet si një njeri i qetë dhe pa konflikte. Ai ishte nga Puka dhe jetonte në Sharrë prej 25 vitesh me familjen.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip ‘Range Rover’ me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark