×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hill në Luginë të Preshevës: Shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendë të ShBA-së

    Insajderi
    28 March 2023 - 23:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    E di me siguri se shkëmbimi territorial ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është në agjendën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka siguruar ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, pas vizitës së tij në Luginën e Preshevës, shkruan Insajderi.

    “Nuk e besoj por edhe e di me siguri që shkëmbimi territorial s’është në agjendën e ShBA-së. E di që kjo ka qenë temë në shekujt e kaluar, madje jo vetëm në Evropë, por edhe në vende tjera. Shkëmbimet territoriale mund të jenë fatale”, ka thënë Hill në një intervistë dhënë për Radio Televizionin e Preshevës, përcjell Insjaderi.

    Uashingtoni e Brukseli nuk mbështesin ide të tilla, la të kuptohet Hill, dhe se janë të pakët njerëzit që besojnë në zgjidhje të tilla si shkëmbimi i territoreve. Hill tha se dëshiron që të ketë përfshirje të të gjithë vendeve në iniciativën rajonale si Ballkani i Hapur derisa e morri si shembull përafrimin e raporteve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, raport të cilin e quajti “historik”.

    “Nuk dyshoj se Ballkani i Hapur është i duhur për Preshevën. Do të doja që sa më shumë vende t’i bashkohen asaj”, tha Christopher Hill.

    Kujtojmë se çështja e korrigjimit të kufijve ishte bërë temë nga ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, temë kjo e cila as nuk ishte pranuar por refuzuar nga administrata e asokohshme e ShBA-së, të cilës një ideje të tillë i përgjigjeshin se nëse palët janë të pajtimit atëherë edhe ata do të ishin të pajtimit. Hashim Thaçi avokonte për përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit brenda territorit të Kosovës.

    Kjo ide qe kundërshtuar fuqishëm nga brenda, kryesisht nga Lëvizja Vetëvendosje, por edhe nga subjektet tjera politike./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark