Arrestohet shtetasi i Hondurasit, e mashtroi dhe ia mori 9 mijë euro kosovarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Arrestohet shtetasi i Hondurasit, e mashtroi dhe ia mori 9 mijë euro kosovarit

    Insajderi
    29 March 2023 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shqipërisë ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i Hondurasit.

    Ai dyshohet se ka mashtruar një kosovar, duke arritur që t’ia marrë 9 mijë euro.

    Sipas njoftimit 41-vjeçari u arrestua teksa po tentonte të kalonte kufirin me Greqinë.

    Atij iu konfiskuan para në vlerë prej 10 mijë e 150 eurosh dhe 400 dollarë.

    Autoritetet e sigurisë po ashtu i sekuestruan edhe dokumentet e falsifikuar.

    “Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur shtetasit J. S., 10 150 euro dhe 400 dollarë, të cilat ai nuk e kishte deklaruar në doganë, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Gjithashtu, gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur disa dokumente identifikimi të falsifikuara, të cilat dyshohet se i ka përdorur gjatë qëndrimit në Shqipëri, për të mos u identifikuar nga Policia”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark