Vrasja në familjen shqiptare në Itali, dalin fotot e e autorit dhe viktimës (FOTO) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në familjen shqiptare në Itali, dalin fotot e e autorit dhe viktimës (FOTO)

    Insajderi
    31 March 2023 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua 56 vjeçare shqiptare është vrarë me thikë nga burri i saj në Itali. Mediat italiane raportojnë se Zenepe Uruci ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohej për vdekje nga bashkëshorti i saj, Xhafer Uruci.

    62-vjeçari e ka goditur atë disa herë me thikë në shtëpinë e tyre në Borgo Rivo. I pari që nxitoi në vendin e masakrës ishte djali i çiftit, i cili dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon.

    “Babi po më lëndon”, mësohet t’i ketë thënë e ndjera të birit. Pas mesazhit zanor të nënës, djali ka tentuar të kontaktojë me motrën e tij, duke duke kërkuar më pas ndërhyrjen e policisë, por kur ata kanë mbërritur në vendngjarje tragjedia kishte ndodhur tashmë.

    Tragjedia ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së djeshme. Gruaja punonte në një dyqan peshku në qytet. Ndërkohë, Xhaferi pas arrestimit u dërgua në komisariatin e Ternit, para se të transferohej në burg. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark