Insajderi
Insajderi

Droga në kamionin e kontraktorit te Qeverisë për burgjet, ky është personi që u arrestua pas publikimit të Insajderit

Insajderi
01 April 2023 - 14:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Droga në kamionin e kontraktorit te Qeverisë për burgjet, ky është personi që u arrestua pas publikimit të Insajderit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vitin e kaluar organet e rendit parandaluan futjen e një sasie droge, kryesisht mariuhanë e pilula të dyshuar si ekstazi të cilat ishin duke hyrë në burgun e Dubravës.

Këto lëndë ishin futur në kamionin e “Hajdini Comerc”, kompani kjo e cila në vitin 2018 u angazhua nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në tenderin “Furnizim me mallra ushqimore për te burgosur – kantinë”.

Kamionin prej mbi 200 pilulash të dyshuara si ekstazi, do ta voziste shoferi Haxhi Topalli i cili ishte arrestuar nga policia dhe po mbahej në burg.

Përmes videos së publikuar ekskluzivisht nga Insajderi, zbulohej se personi i cili futi piluat në kamion nuk ishte Topalli.

Më 17 mars të këtij viti, Insajderi kishte dërguar pyetje në Prokurorinë e Pejës nëse perosni në fjalë është identifikuar.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi dhe i njëjti ka konfirmuar se personi në video është identifikuar

“Po mund ta konfirmojmë se pas një pune intensive është arritur te identifikohet para disa ditësh i dyshuari nga Policia e Kosovës. I njëjti gjendet nen masën e paraburgimit për një vepër tjetër penale”, tha ai për Insajderin.

Insajderi ka mësuar nga burime të sigurta se personi i cili shihet në videon e publikuar nga vetë mediumi është Berat Salihu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark