Samsung investon 18 miliard dollar në biznesin e çipeve të memorjes - Insajderi
×
Teknologji

Samsung investon 18 miliard dollar në biznesin e çipeve të memorjes

Insajderi
04 July 2017 - 13:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Samsung Electronics do të investojë 18 miliard dollar në biznesin e saj të çipeve tha ditën e Enjte firma Koreano Jugore, ndërsa përpiqet për të rritur shitjet e çipeve të memorjes dhe telefonëve inteligjentë.

Prodhuesi më i madh në botë i telefonë dhe çipeve të memorjes do të investojë 17.7 miliard dollar brenda 2021 për të rritur kapacitetet e fabrikave në qytetet e Koreane të Pyeongtaek dhe Hwaseong.

Fabrika e Pyeongtaek, 70 km në jug të Seulit, është më e madhja në botë. Megjithatë kompania ka në plan të zgjerojë kapacitet prodhuese edhe në Kinë, kryesisht në çipet e memorjeve NAND.

Në botën e telefonëve inteligjentë Samsung është rrethuar nga rivalët Kinez në segmentin e ulët dhe Apple në atë të lartë. Kompania vuajti nga Galaxy Note 7 në financa por edhe reputacion.

40% e shitjeve të çipeve të memorje në mbarë botën i përkasin Samsung.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark