Insajderi
Ballina 5

Rama: Nuk ka forcë në këtë tokë që e mund UÇK-në

Insajderi
04 April 2023 - 23:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama: Nuk ka forcë në këtë tokë që e mund UÇK-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri shqiptare, Edi Rama ka ndarë një mesazh për emisionin “Opinion”, ndërsa në Hagë ka nisur procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Ndërsa ka deklaruar gjatë ditës së sotme mbledhjen e firmave në Asamblenë e Këshillit të Evropës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, Rama tha në mesazhin e tij se UÇK do ta fitojë këtë luftë me padrejtësinë që po i bëhet.

“Nuk ka forcë në këtë tokë që e mund UÇK-në dhe që e bën kriminale, në asnjë lloj vule dhe instance luftën për liri të UÇK-së dhe të popullit të Kosovës. Në fund UÇK do të fitojë përsëri. Siç fitoi luftën me regjimin kriminal të Milosheviçit do të fitojë luftën me një padrejtësi të madhe që po i bëhet”, tha Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark