Sa kohë iu deshtë avokatit të familjes Kurtaj që ta bindë prokurorinë për zhvarrosjen e trupit të Kosovare Kurtajt?  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sa kohë iu deshtë avokatit të familjes Kurtaj që ta bindë prokurorinë për zhvarrosjen e trupit të Kosovare Kurtajt? 

    Insajderi
    09 April 2023 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosovare Kurtaj u gjete e vdekur në dhjetor të 2010. Pas vdekjes u ngritën shumë pikëpyetje, fillimisht u tha se vdiq në aksident në rrugën për Milloshevë, e pastaj u tha se ishte dhunuar e vrarë. Për rastin e të ndjerës për InDoks ka folur avokati i familjes, Ramë Dreshaj.

    Dreshaj në InDoks të Insajderit konfirmoi se me rastin është duke u marrë nga 2012-ta. Atij iu ishin dashur 3 vite për ta bindur prokurorinë që të zhvarrosej trupi i Kosovare Kurtajt për të kryer një super-ekspertizë.

    Si avokati kishte kërkuar që gjatë procedurës së zhvarrimit i pranishëm të jetë edhe një mjet i informimit, gjë që e kishte nervozuar prokuroren e rastit.

    “Në 2015-ën është bë zhvarrosja e të ndjerës ku prezentë kam qenë unë, prokurorja e çështjes ka qenë edhe një mjet i informimit edhe pse prokuroria ka qenë shumë nervoze pse është kanë, mirëpo unë i kam thënë atëherë prokurores i kam thënë të lutem, mjetet e informimit nuk duhet të pengojnë kurgjo sepse edhe zhvarrosja edhe veprimet hetimore duhet të jenë transparente edhe për opinion të dihet a po punohet ose jo”, tha pala mbrojtëse për InDoks teksa shtoi se zhvarrimi pas kaq vitesh po bëhej me dyshime se është vra nga dora e njeriut jo nga aksidenti qysh është përshkru.

    Avokati hedh dyshime mbi ekspertizën e kryer në rastin e Kosovares.

    “Tash është interesant, qato thyerje në kafkën prapa është e vërtetë që edhe mjeku ligjor fillimisht kur e ka bë autopsinë e ka cek që ekzistojnë këto thyrje, mirëpo unë si përfaqësues i palës së dëmtuar kam qenë interesuar me ditë, tash ky ekipi prej 5 mjekëve ligjore le të na tregon qysh kanë ardhë deri tek thyerjet”.

    Avokati shpjegon se çka deklaruan pas përfundimit të ekspertizës.

    “…Thonë (ekspertët) nuk iu kanë përshtat kushteve atmosferike dhe thotë pa pritmas ka humbur kontrollin ndaj makinës edhe së pari në anën e djatht të përparshme e ka rrok një shtyllë të komunikacionit. Ajo shtyllë, po e përmendi që është 2 shtyllash me qëllim se me dy shtylla kur është, nga praktika vetura e zbret shpejtësinë në minimum, mirëpo pas disa metrave shkon në një grumbull, se ka qenë tu ndërtu kjo rruga që shkon për Milloshevë-Mitrovicë, një zallë rërë dhe thotë aty u rrokullis mirëpo fotografia është si me qenë mbi zallë, fotografia ekziston…”.

    “Në atë grumbull të zallit tash mund ta demonstrojmë, është e vizatuar se zakonisht kur bëhet skica e vendit të ngjarjes skicohet origjinal qysh e ka gjetë, e aty qartë shihet se vetura është në katër rrotë, nuk është e rrotullume por edhe tjetër e rrotullume në krahë”

    Dreshaj është shprehur i habitur se si ekspertët kanë mundur ta cilësojnë “rrokullisje”.

    “… po kjo s’është rrokullisje edhe diçka këtu nuk është në rregull, plus është një pikë e gjakut”, tha avokati për InDoks të Insajderit.

    InDoks | Kush e vrau Kosovaren?


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark