Prezantuesja e Agon Channel e përmendur në Panama Papers - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prezantuesja e Agon Channel e përmendur në Panama Papers

    Insajderi
    07 April 2016 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në numrin e revistës “L’Espresso” midis 100 italianëve që kanë fshehur pasuritë e tyre në ishujt Sejshell, ndodhet edhe prezantuesja e njohur Barbara D’Urso e cila rezulton drejtuese e një shoqërie të quajtur Melrose Place LTD, e regjistruar në vitin 2006.

    Maria Carmela D’Urso, emri i vërtetë i drejtueses se një emisioni në kanalin 5 të Mediaset, është një personazh i njohur për publikun shqiptar, shkruan lapsi.al.

    Ajo ka drejtuar një seri emisionesh në televizionin Agon Channel, me pronar Francesko Beketin, i cili akuzohet nga autoritetet shqiptare, për pastrim parash dhe evazion parash përmes një skeme mashtrimi me shuma të mëdha parash.

    Në atë kohë flitej se pagesat për Barbara D’Urso arrinin shifra marramendëse dhe nuk dihet nëse ato para të paguara nga Beketi ajo i ka fshehur në parajsa fiskale si Panamaja.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark