Shqiptari merr paratë që gjeti tek bankomati, arrestohet nga Policia për vjedhje dhe dëbohet nga ky shtet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptari merr paratë që gjeti tek bankomati, arrestohet nga Policia për vjedhje dhe dëbohet nga ky shtet

    Insajderi
    16 April 2023 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat kroate raportojnë për një rast të veçantë vjedhjeje me protagonist një shtetas kosovar.

    Fjala është për një 32-vjeçar nga Kosova, i cili ka parë para në një bankomat në mbrëmjen e 28 janarit në rrugën Trgovacka në Umag.

    Domethënë, paratë ishin aty falë pakujdesisë së një 31-vjeçareje, e cila gjatë pagesës së parave në bankomat nuk e ka kryer transaksionin. Më saktë, ajo nuk ka konfirmuar shumën totale të parave të depozituara, ndaj kartëmonedhat kanë mbetur “në gjumë” në seksionin e pagesave të bankomatit.

    Kur e pa shqiptari nuk hezitoi, sepse sapo iku pronarja e parave u hodh në veprim dhe mori disa qindra euro. Duke qenë se vepra e tij ishte vepër penale e vjedhjes, policia ka ndërhyrë në rast pasi pronarja e parave, në kërkim të eurove të humbura, kuptoi se ku mund të ishin paratë.

    “Policët gjatë punës operative në terren kanë zbuluar identitetin e autorit dhe kanë nisur kërkimin për të, dhe më 14 prill rreth orës 22:55 është arrestuar nga punonjësit e Policisë Vukovar-Srijem teksa ka tentuar të kalojë kufirin me Serbinë në pikën kufitare Bajakovë”, u tha në deklaratë.

    Ata gjithashtu deklarojnë se 32-vjeçari ka shkelur ligjin për të huajt për shkak se ka qëndruar ilegalisht në Kroaci, ndaj i është lëshuar një urdhër dëbimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark