Shqiptarët qëllojnë me breshëri automatiku banesën e oficerit italian - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Shqiptarët qëllojnë me breshëri automatiku banesën e oficerit italian

    Insajderi
    16 April 2023 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banesa e një nënoficeri të Forcave Ajrore italiane, ka rënë pre e një sulmi me armë mbrëmjen e djeshme.

    Sipas mediave italiane shtëpia e nënoficerit është qëllluar me të paktën 20 plumba nga një grup kriminial, ku në mesin e tyre ishin edhe shqiptarë.

    Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Banesa e nënoficerit ndodhej në zonën e mauro Leçese.

    Karabinierët po hetojnë dhe nuk përjashtojnë faktin që mund të bëhet fjalë për një ngatërresë dhe se autorët kanë pasur tjetër person në shënjestër.

    Sulmi mendohet të ketë zgjatur vetëm disa sekonda, bazuar në pamjet që ka siguruar grupi hetimor. Hetimet vijojnë dhe pritet të merret në pyetje çdo banor, që mund të ketë parë apo dëgjuar diçka.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark