Borrell reagon pas sulmit ndaj ambasadorit të BE-së në Sudan: Kjo përbën shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Borrell reagon pas sulmit ndaj ambasadorit të BE-së në Sudan: Kjo përbën shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës

    Insajderi
    17 April 2023 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka njoftuar se është sulmuar ambasadori i BE-së në rezidencën e vet në Sudan.

    Borrell, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se kjo përbën një shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës.

    Ai shtoi se siguria e personelit diplomatik është përgjegjësi kryesore e autoriteteve sudaneze.

    “Pak orë më parë, ambasadori i BE-së në Sudan u sulmua në rezidencën e tij. Kjo përbën një shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës. Siguria e ambienteve diplomatike dhe e personelit është një përgjegjësi kryesore e autoriteteve sudaneze dhe një detyrim sipas ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar Borrell në Twitter.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark