Gjatë dy muajve të parë të këtij viti, respektivisht janar dhe shkurt shitja e policave për sigurimin e sëmundjeve është rritur për 82 % në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Duke iu referuar të dhënave zyrtare shihet se gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti janë shitur 68,065 polica për sigurimin e sëmundjeve, derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë shitur 37,377 polica për sigurimin e sëmundjeve, e ku shihet një rritje prej 82 %.