Daçiç ia përmend Thaçin ministres Gërvalla: Kurrë s'kemi pasur probleme me të tjerët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Daçiç ia përmend Thaçin ministres Gërvalla: Kurrë s’kemi pasur probleme me të tjerët

    Insajderi
    27 April 2023 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara i tha Minstrës së Jashtme, Donika Gërvallës se nuk kanë pasur probleme më herët për gjuhën shqipe.

    Teksa përmendi edhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

    Nuk e di pse kemi probleme gjuhësore kurrë s’kemi pasur probleme me të tjerët, e mbajë mend kur z.Hashim Thaçi ka folur në gjuhën shqipe më herët këtu, prandaj nuk mendoj që ka ndonjë qëllim të keq këtu”, tha Daçiç.

    Ai u kundër përgjigj ministres Gërvalla pasi ajo pak para tha se ashtu si ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, që foli në serbisht, edhe kjo ka kërkuar që të flasë në shqip.

    Por, sipas Gërvallës, një gjë e tillë i është mohuar, teksa fjalimin e ka vazhduar në gjuhën angleze.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark