Insajderi
Biznes

Refuzimi i ankesës për zhbllokimin e llogarive konfirmon procesin e udhëzuar qëllimisht dhe sulmin e organizuar ndaj klinikës “Zhan Mitrev”

Insajderi
28 April 2023 - 11:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Refuzimi i ankesës për zhbllokimin e llogarive konfirmon procesin e udhëzuar qëllimisht dhe sulmin e organizuar ndaj klinikës “Zhan Mitrev”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fakti që Këshilli i Gjykatës së Apelit Shkup e refuzoi ankesën për zhbllokimin e llogarive është një parandalim i vetëdijshëm dhe i qëllimshëm i punës së Klinikës Zhan Mitrev dhe realizim i mëtejshëm i synimit për ta sjellë Klinikën në pozitë krize të paqëndrueshme dhe të pengojnë punën e interest publik që klinika ka si organizatë shëndetësore dhe për këtë të mos mbahet as përgjegjësia më e vogël.

Pikërisht për shkak të interesit publik për pacientët dhe të gjithë ata që kanë nevojë për kujdes të lartë mjekësor, është kërkuar zhbllokimi i llogarisë në mënyrë që klinika të funksionojë pa presionin e detyrimeve të përditshme ndaj bankave dhe furnizuesve.

Refuzimi i kërkesës për zhbllokimin e llogarisë flet për një sulm të organizuar dhe një proces të udhëzuar sistematikisht ndaj klinikës dhe doktor Mitrev me akuzë të pabazë. Në procedurën kundër kardiokirurgut më të lartë maqedonas dhe Klinikës Zhan Mitrev, e cila është e përkushtuar për shpëtimin e jetëve, nuk ekziston prezumimi i pafajësisë, por proces i organizuar dhe i udhëzuar sistematikisht.

Shpresojmë që në fokusin e të gjithë atyre që janë të angazhuar për monitorimin e sistemit tonë të drejtësisë do ti vij rradha edhe interest të lartë publik, i cili ka të bëj me pamundësinë e ndërtimit të proceseve gjyqësore për të shkatërruar ekspertët dhe personat juridikë të suksesshëm.

Megjithatë, pavarësisht llogarive të bllokuara, Klinika Zhan Mitrev punon çdo ditë, kryen procedura komplekse kirurgjikale dhe shpëton jetën e qytetarëve tanë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark