Dhëndri nga Kosova i vë zjarrin shtëpisë së vjehrrit në Vlorë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhëndri nga Kosova i vë zjarrin shtëpisë së vjehrrit në Vlorë

    Insajderi
    29 April 2023 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prishja e një martese dyshohet se ka shkaktuar djegien e dy shtëpive në Llakatund të Vlorës.

    Burimet policore bëjnë me dije se një konflikt në familjen Fanaj mes anëtarëve të saj dhe ish-dhëndrit nga Kosova, ka gjeneruar një konflikt fizik.

    Më pas, dyshohet se ish-dhëndri ka spërkatur me benzinë dhe i ka vënë flakën banesës së familjes Fanaj. Për pasojë, flakët kanë përfshirë edhe shtëpinë ngjitur, duke bërë që të dyja të digjen plotësisht.

    Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur persona të dëmtuar, ndërsa raportohet se disa anëtarë të familjes Fanaj janë paraqitur në spital për ndihme mjekësore si pasojë e dhunës fizike nga ish-dhëndri i tyre.

    Ndërkohë, policia ka nisur kontrollet për ndalimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark