Vrasja e Ardian Nikulajt- si funksiononte grupi kriminal i anglezëve në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vrasja e Ardian Nikulajt- si funksiononte grupi kriminal i anglezëve në Shqipëri

    Insajderi
    30 April 2023 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vijon të mbetet në arrati Harry Simpson, një prej pesë anglezëve të kërkuar për vrasjen e Ardian Nikulajt.

    Simpson kishte mbërritur në Shqipëri si pjesë e skuadrës të vrasësve me rolin e vëzhguesit të viktimës.

    Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar prokurorisë angleze CPS raporton se Simpson, ka precedentë penal dhe dënime në të shkuarën.

    Ky në këtë foton e mëposhtme është Harry Simpson banues në Abbey Wood në Jug të Londrës.

    Një prej precedentëve penal lidhet me shitjen e drogës në rrugët e kryeqytetit anglez.

    Sipas prokurorisë angleze të cilës i referohet Top Channel, në Shkurt të vitit 2015, Simpson, është arrestuar për shitje kokaine më një pastërti prej 89% dhe shitje kanabisi me vlerë 40.000 sterlina. Atëherë 24 vjeç, Simpson po udhëtonte me një makinë tip BMW kur u ndalua dhe u kontrollua nga policia.

    Rezultoi se ai po drejtonte një mjet pasi i ishte hequr patenta dhe pa siguracion. Për mos të marrë një dënim maksimal ai pranoi akuzat. Gjykata e dënoi Simpson me 5 vite dhe 3 muaj burg. Paratë ‘cash’ të gjetura në shtëpinë e tij, policia lokale ia dhuroi një organizate të mbrojtjes së kafshëve.

    Mbrëmjen e së premtes dhe paraditen e së shtunës për vrasjen e Ardian Nikulaj u arrestuan dhe dolën përpara gjykatës të ekstradimeve në Londër, Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan. E vetmja grua e zbuluar deri më tani si pjesë e grupit të vrasësve Harriet Bridgeman, është arrestuar, paraditen e të shtunës. Ajo do të dalë përpara kësaj gjykate të Hënën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark