Përdorte leje falso me emrin e Boris Johnson - arrestohet shoferi në Holandë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Përdorte leje falso me emrin e Boris Johnson – arrestohet shoferi në Holandë

    Insajderi
    01 May 2023 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Si e gjeti veten Boris Johnson duke drejtuar automjetin, i dehur në një rrugë fshati në Holandë?

    Kjo ishte edhe pyetja e policisë holandeze që arrestoi një person që kishte goditur një shtyllë dritash pranë Groningenit.

    Drejtuesit të mjetit iu gjet një leje drejtimi false, në emër të ish-kryeministrit britanik, me datëlindjen e saktë dhe foton e tij.

    Megjithatë, patenta në fjalë ishte lëshuar në 2019 dhe supozohej të skadonte në vitin 3000.

    Sipas raportimeve, autori 35-vjeçar i ngjarjes refuzoi të tregonte identitetin e tij dhe refuzoi po ashtu që të bënte testin e alkoolit. Pasi e vuri në pranga, policia arriti që t’i gjente patentën.

    “Për fatin e tij të keq, ne nuk e kemi përtypur falsifikimin e tij”, shkroi policia në një postim në Instagram.

    Leja e rreme e drejtimit duket se vjen nga Ukraina ku çdokush mund t’i blejë ato në dyqanet turistike./a2news.com/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark