129 të vdekur pas shiut të rrëmbyeshëm në Ruandë, numri i viktimave pritet të rritet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    129 të vdekur pas shiut të rrëmbyeshëm në Ruandë, numri i viktimave pritet të rritet

    Insajderi
    04 May 2023 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 129 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shiut të rrëmbyeshëm në Ruandë.

    Numri i të vdekurve vazhdon të rritet pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut u shkaktuan nga shiu i madh që filloi javën e kaluar, tha Agjencia e Transmetimeve të Ruandës, shkruan Skynews.

    Kërkimi për viktima të tjera është duke u zhvilluar pas motit më ekstrem gjatë natës.

    “Ky mund të jetë numri më i lartë i vdekjeve të shkaktuara nga fatkeqësitë që do të regjistrohet në vend në periudhën më të shkurtër, sipas të dhënave të disponueshme nga vitet e fundit”, thuhet në një deklaratë nga një media e mbështetur nga qeveria në Ruandë.

    Sipas Agjencisë së Meteorologjisë së Ruandës priten edhe më shumë reshje shiu.

    Nga janari deri në prill 60 njerëz u vranë në fatkeqësitë e lidhura me motin dhe rreth 1,205 shtëpi dhe 5,000 hektarë tokë në të gjithë vendin u shkatërruan.

    Në të kaluarën, qeveria u ka kërkuar banorëve në zonat ligatinore të evakuohen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark