Gashi: Nuk votojmë marrëveshjet ndërkombëtare pa zhbllokimin e të hyrave vetanake të komunave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Gashi: Nuk votojmë marrëveshjet ndërkombëtare pa zhbllokimin e të hyrave vetanake të komunave

    Insajderi
    04 May 2023 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlament të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të përkrahë miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare pa zhbllokimin e të hyrave vetanake për komunat.

    Ai ka bërë me dije se kjo parti nuk do të lëvizë nga qëndrimi as sot ku po diskutohet një marrëveshje ndërkombëtare, e cila ka të bëj me fushën e arsimit.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjës Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka ftuar LDK-në që të sjell edhe një amandament në Kuvend për zhbllokimin e këtyre mjeteve të cilin do ta përkrah VV-ja.

    “Ne si grup parlamentar kemi mbështetur amendamentin e LDK-së kur është propozuar në lexim të dytë të buxhetit, andaj njëjtë do e mbështesim kërkesën e tyre nëse ata bëjnë për Ministrinë e Financave që të sjell buxhetin, gjegjësisht plotësim ndryshimin në amandametin e propozuar në mënyrë që të hiqet kufizimi ligjor që aktualisht e ka thesari për ekzekutimin e mëtutjeshëm të këtyre mjeteve”, ka thënë Kusari-Lila.

    Mirëpo, deputeti Gashi ka thënë se ligji është në rregull.

    “Për neve është e qartë. Ligji është në rregull. Thjesht nuk po do me e zbatu”, ka thënë Gashi. “Ne nuk kemi çka me propozu. Ne presim që ministri me i kry zotimet”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark