Arrestohen dy persona në Ferizaj, njëri arratiset nga dritarja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Arrestohen dy persona në Ferizaj, njëri arratiset nga dritarja

    Insajderi
    05 May 2023 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar në Ferizaj pasi kanë kërcënuar me armë një burrë.

    E gjithë kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarve dhe viktimës.

    Policia ka njoftuar se në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një fishekë.

    Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ka arritur të arratiset nga zyra e intervistimit përmes dritares.

    Raporti i plotë:

    “Rajoni i Ferizajit – Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë kanosur me armë viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë (pistoletë) si dhe një fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër i cili ishte në pritje për intervistim ka arrit të arratiset nga zyra e intervistimit përmes dritares”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark