Insajderi
Ballina 5

Petkoviq: Ekipi Menaxhues ka mandat, është problem personal i Kurtit që nuk i pëlqen drafti

Insajderi
07 May 2023 - 17:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Petkoviq: Ekipi Menaxhues ka mandat, është problem personal i Kurtit që nuk i pëlqen drafti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtori i së ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë se mandati i Ekipit Menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe zgjat deri në përfundimin e procesit të formimit të Asociacionit.

Siç thotë ai nuk ka bazë ligjore që “kryeministri Albin Kurti në mënyrë të njëanshme ta shkarkojë atë organ”.

“Fakti që nuk i pëlqen drafti i Statutit të Asociacionit është problem i tij personal, sepse mandati i Ekipit Menaxhues ekzistues është aktiv dhe i vlefshëm, i konfirmuar në disa raste nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, por edhe nga lart, si dhe nga Përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell”.

“Prandaj, para se Kurti të kontestojë funksionimin e Ekipit Menaxhues, le ta rinovojë materialin dhe le ta rilexojë deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano se ekipi menaxhues nuk mund të zëvendësohet në mënyrë të njëanshme, sepse ata janë pjesë e procesit të dialogut dhe se për ta është ende e vlefshme përbërja e atij ekipi”, tha Petkoviq.

Sipas tij, edhe Borrelli në fjalimin e tij, pas raundit të fundit të dialogut më 2 maj, theksoi se BE-ja do të vazhdojë të ftojë ekipin menaxhues në takime në Bruksel nëse është e nevojshme.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark