“Më therri mua me thikë pastaj mbyti vajzën”, e mbijetuara rrëfen ngjarjen ku babai vrau vajzën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    “Më therri mua me thikë pastaj mbyti vajzën”, e mbijetuara rrëfen ngjarjen ku babai vrau vajzën

    Insajderi
    09 May 2023 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tefta Malja është shqiptarja që ka mbetur e plagosur nga sulmi i bashkëshortit të saj, i cili kishte vrarë me thikë kuzhine vajzën e tyre 16 vjeçare dhe një shtetas tjetër Italian.

    Në lidhje me detajet se si ka ndodhur ngjarja, për mediat shqiptare është rrëfyer e mbijetuara e ngjarjes.

    A është në punë?
    Ai punonte natën. Atë natë ishte pushim. Po flinim të gjithë, nuk e ndjeva që të dilte. Mori djalin të parin, do therte djalin. E ndjeva. I dola djalit për ta shpëtuar. Pastaj më goditi disa herë me thikë në shumë vende.

    Sa herë ju goditi?

    Se di..Na goditi me thikë, me shkelma dhe na filmonte.

    Po vajza?

    Dëgjoi zhurmë.. Vajzën se ka dashur. Do i them disa gjëra më tutje. Kur të shërohem do ja nxjerr.

    Ke prova dhe fakte?
    Po

    A ju mbrojti vajza?
    Unë ngela në krevat. Ajo ishte në kuzhinë, shtrirë përtokë. Shkoi dhe i hyri me shkelma dhe thikë. Ajo u ngrit dhe ishte në sallon.

    Pse kishin kamera në shtëpi?
    Po, për një problem i kishim vënë, na duheshin./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark