Insajderi
Biznes

Zuckerberg ndërton “fshat” për punëtorët tek zyrat qendrore të Facebook

Insajderi
08 July 2017 - 13:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Facebook ka bërë të ditur planet për të transformuar zyrat qendrore në Silicon Valley në një “fshat” të kompletuar me dyqane dhe 1,500 shtëpi.

Planet për “Kampusin Willov” u nxitën nga strehimi joadekuat dhe transporti publik për punonjësit e Facebook, thuhet sipas zëvendës presidentit për pasuri globale dhe patundshmëri John Tenanes.

Kompanitë teknologjike në zonën e San Franciskos ka kohë që janë fajësuar për bërjen e zonës së papërballueshme, raporton Reuters.

Por Tenanes tha se kompania dëshiron të kontribuoj në komunitet, dhe 1,500 shtëpitë do të jenë të gatshme për të gjithë punonjësit.

Me planin e ndërtimit, Facebook tha se dëshiron të investojë në Parkun Menlo, një qytet rreth 45km në jug të San Franciskos, aty ku u shpërngul më 2011, shkruan express.

Kampusi i propozuar Willow do të përfshijë 1.75 milionë m2 hapësirë zyrash, 125,000 m2 hapësirë të shitjes me pakicë dhe 1,500 shtëpi të hapura për njerëzit e kompanisë.

Insajderi sjell hulumtimin për historinë e EL Chapo`s kosovar: I burgosuri që përfitoi 11 tenderë


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark